E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – SHBA ofron 10 milionë dollarë për informacion mbi financuesit e Hezbollahut

UASHINGTON, 22 maj /ATSH-ANSA/ – Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një deklaratë tjetër duke kërkuar informacion në lidhje me rrjetet financiare të Hezbollahut.

Departamenti i Shtetit i kërkoi kujtdo që ka informacion në lidhje me “rrjetet financiare, udhëheqësit ose operativët” e grupit ta raportojë atë nëpërmjet linjave të saj të sigurta telefonike.

Shpërblimet për informacionin që pengon financimin e Hezbollahut thuhet se mund të arrijnë deri në 10 milionë dollarë.

Qeveria Amerikane kohët e fundit ka vendosur sanksione të shumta ndaj individëve dhe subjekteve të lidhura me Hezbollahun, përfshirë anëtarët e parlamentit libanez.

Hezbollahu i ka quajtur sanksionet një “përpjekje për të frikësuar popullin e lirë libanez” dhe tha se ato nuk do të kishin “absolutisht asnjë efekt praktik në zgjedhjet tona strategjike”.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›