E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – SHBA po konsumon me shpejtësi raketat e avancuara në luftën me Iranin

UASHINGTON, 9. gusht /ATSH – ANSA/ –  Lufta kundër Iranit po konsumon me shpejtësi disa prej municioneve më të avancuara të Shteteve të Bashkuara, duke reduktuar rezervat e disponueshme në Evropë dhe Azi.

Kjo ka shkaktuar shqetësim në Pentagon për aftësinë e SHBA-së për t’u përballur njëkohësisht edhe me kriza të tjera, veçanërisht në rast të një përshkallëzimi me Rusinë ose Kinën.

Sipas New York Times, i cili citon zyrtarë të lartë amerikanë dhe perëndimorë, problemi lidhet kryesisht me raketat e mbrojtjes ajrore dhe armët me rreze të gjatë veprimi.

Edhe nëse prodhimi i këtyre armëve do të përshpejtohej, mund të duhen më shumë se dy vjet për të rikthyer në nivelet e mëparshme sasitë e përdorura gjatë konfliktit.

Lufta ka detyruar gjithashtu Pentagonin të zhvendosë drejt Lindjes së Mesme anije, avionë, sisteme mbrojtjeje dhe municione që ndodheshin në Evropë dhe Azi.

Nga rajoni Indo-Paqësor raportohet se janë zhvendosur një numër i konsiderueshëm raketash Tomahawk dhe sistemesh të tjera me rreze të gjatë, ndërsa qindra interceptorë të avancuar janë transferuar nga Koreja e Jugut dhe baza të tjera amerikane në Azi.

Situata po ngre shqetësime strategjike në Uashington, pasi një konsum i zgjatur i rezervave amerikane mund të kufizojë aftësinë e SHBA-së për të reaguar në të njëjtën kohë ndaj kërcënimeve të mundshme në Evropë dhe Indo-Paqësor.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›