E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Të paktën 39 palestinezë të vrarë pas sulmeve izraelite në Khan Younis

TEL AVIV, 22 korrik /ATSH-DPA/- Një avancim i ri i forcave izraelite në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Khan Younis, ka rezultuar në dhjetëra viktima palestineze, duke përfshirë gra dhe fëmijë, thanë sot mjekët.

“Ushtria sulmoi në lindje të qytetit”, thanë dëshmitarët.

“Të paktën 39 palestinezë u vranë dhe 80 të tjerë u plagosën”, sipas stafit të spitalit në Khan Younis.

Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Më herët, ushtria izraelite (IDF) u bëri thirrje banorëve në pjesën lindore të qytetit – të largohen menjëherë nga zona.

Sipas IDF-së anëtarët e milicisë së Hamasit po kryenin sulme me raketa ndaj Izraelit nga atje.

Në të kaluarën, ushtria izraelite kishte qenë aktive kundër forcave të Hamasit në Khan Younis – në disa raste dhe në periudha më të gjata kohore – por më pas ishte tërhequr në pozicionet fikse jashtë qytetit.

Ushtria izraelite akuzon Hamasin se ka përfituar nga kjo për të depërtuar përsëri atje – dhe gjithashtu për të përdorur pjesë të zonës humanitare të shpallura nga Izraeli për aktivitetet e saj. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›