E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Trump kufizon më tej hyrjen e shtetasve të huaj në SHBA

UASHINGTON, 17 dhjetor /ATSH-AA/ – Presidenti Donald Trump nënshkroi sot një proklamatë që kufizon dhe shtrëngon më tej hyrjen e shtetasve të huaj në Shtetet e Bashkuara, duke përmendur sigurinë kombëtare si arsye, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Sipas proklamatës, SHBA-ja shton kufizime të plota dhe ndalesa hyrjeje për edhe pesë vende të tjera – Burkina Faso, Mali, Nigeri, Sudani i Jugut dhe Siria (të gjitha vende afrikane, përveç Sirisë) – përveç listës fillestare prej 12 vendesh.

SHBA-ja “shton gjithashtu kufizime të plota dhe ndalesa hyrjeje për individët që mbajnë dokumente udhëtimi të lëshuara nga Autoriteti Palestinez”, thuhet në deklaratë.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›