E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – UNESCO: Vizita e papa Leones XIV mesazh politik për mbrojtjen e multilateralizmit

PARIS, 18 shtator /ATSH-AFP/- Vizita historike e papa Leone XIV më 25 shtator në selinë e UNESCO-s në Paris do të jetë një mesazh politik për mbrojtjen e multilateralizmit, deklaroi kreu i organizatës së Kombeve të Bashkuara, Khaled el-Enany.

Sipas el-Enany, vizita e Papës përbën një moment të rëndësishëm për UNESCO-n dhe tregon rëndësinë që ka organizata në bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Është një mesazh politik për të mbrojtur multilateralizmin”, tha ai, duke theksuar se vizita konfirmon rolin dhe rëndësinë e UNESCO-s në një periudhë kur bashkëpunimi ndërkombëtar po përballet me sfida.

Vizita e Papës vjen në një kohë kur UNESCO pritet të përballet me largimin e dy shteteve anëtare deri më 31 dhjetor, mes tyre edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Administrata e presidentit Donald Trump njoftoi në korrik 2025 vendimin për të tërhequr SHBA-në nga UNESCO.

Uashingtoni e ka akuzuar organizatën për njëanshmëri ndaj Izraelit dhe për promovimin e çështjeve sociale e kulturore që, sipas administratës amerikane, janë përçarëse.

Administrata Trump e ka përshkruar gjithashtu drejtimin e UNESCO-s si të mbështetur në një agjendë “ideologjike dhe globaliste”.

Largimi amerikan pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij viti.

Në këtë kontekst, vizita e Papa Leo XIV në selinë e UNESCO-s në Paris pritet të shihet si një shenjë e mbështetjes për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe institucionet shumëpalëshe. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›