FOKUS – Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme me raketa dhe drone

KIEV, 13 gusht /ATSH-DPA/- Qyteti lindor i Ukrainës, Sumy, një stacion kyç furnizimi për forcat ukrainase në Rusi – eshte sulmuar me raketa gjatë natës nga forcat ruse, njoftuan sot autoritetet ushtarake rajonale.
“Infrastruktura në qytetin – i cili shtrihet rreth 30 kilometra nga kufiri rus – është goditur”, raportuan ata në Telegram.
Një person ka mbetur i plagosur dhe është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe gaz në një pjesë të qytetit.
Forcat ukrainase – që aktualisht kanë pushtuar territorin në rajonin Kursk të Rusisë – pas një sulmi më shumë se një javë më parë – po furnizohen përmes Sumy.
Autoritetet ushtarake ukrainase nuk kane raportuar sulme ndaj objektivave ushtarake.
Forcat ajrore ukrainase raportuan se dy raketa balistike “Iskander” dhe 38 dronë ajror ishin përdorur gjatë sulmit, prej të cilëve 30 dronë ishin kapur.
“Alarmet e sulmit ajror kishin rënë në pjesën më të madhe të Ukrainës”, tha ai.
Në Moskë, Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se kishte përgjuar 14 dronë ukrainas, shumica e tyre mbi rajonin e Kurskut.
Sulmi i Ukrainës në rajonin e Kurskut vazhdoi pa asnjë informacion të mëtejshëm të lëshuar nga Kievi.
Raporti nga shtabi i përgjithshëm renditi 134 angazhime të veçanta përgjatë gjithë frontit, pa përmendur rajonin e Kurskut.
Gjenerali Oleksandr Syrskyi, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, raportoi të hënën se Ukraina kishte nën kontroll rreth 1000 kilometra katrorë në rajonin e Kurskut.
Vëzhguesit ushtarakë rusë besojnë se forcat ruse do të kenë sukses në ndalimin e avancimit ukrainas – i pari në territorin rus që nga pushtimi rus në shkallë të plotë në shkurt 2022. //a.i/