E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – Ukraina nis ofensivë të re në rajonin rus të Kurskut

KIEV, 5 janar /ATSH-DPA/ – Forcat ukrainase kanë filluar një ofensivë të re në rajonin perëndimor rus të Kurskut, pas inkursionit të tyre të befasishëm në territor verën e kaluar, njoftoi sot qeveria në Kiev.

”Rajoni Kursk, lajm i mirë: Rusia po merr atë që meriton”, shkroi kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak në Telegram, duke konfirmuar kështu në mënyrë indirekte raportet e blogerëve ushtarakë për një avancim të ri në Kursk.

”Rusët u kapën në befasi në zonën e Kurskut dhe sulmet ukrainase po vazhdojnë në disa drejtime”, tha Andriy Kovalenko, kreu i Qendrës për Kundër Dezinformimit në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i cili i raporton presidentit ukrainas.

Vetë ushtria fillimisht nuk dha asnjë informacion në lidhje me sulmet.

Objektivi kryesor duket të jetë rruga për në Kursk, në verilindje të qytetit të vogël të Sudzhas, të cilën ukrainasit mundën ta merrnin gjatë ofensivës së tyre të papritur verore.

Kohët e fundit, rusët kishin përparuar në rajonin e Kurskut si dhe në Ukrainën lindore.

Aktualisht, forcat ukrainase kontrollojnë vetëm gjysmën e afro 1 000 kilometrave katrorë të kapur në Kursk gjatë verës.

Videot që supozohet se janë nga rajoni tregojnë disa kolona automjetesh të blinduara ukrainase që lëvizin me shpejtësi të madhe, me automjete të pastrimit të minave në krye.

Sipas blogerëve ushtarakë rusë, Kievi po përdor gjithashtu bllokimin elektronik për të neutralizuar dronët rusë.

Thuhet se shtytja kryesore është drejtuar në rrugën që të çon në Kursk, në verilindje të Sudzhas./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›