E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Von der Leyen: Le Pen dhe AfD duan të shkatërrojnë BE-në

BRUKSEL, 23 maj /ATSH-ANSA/ – Nëse shikoni ”Rassemblement National” në Francë, AfD në Gjermani apo ”Konfederacja” në Poloni, që mund të kenë emra të ndryshëm dhe parime të ndryshme, ato kanë një gjë të përbashkët, janë miq të Putinit dhe duan të shkatërrojnë BE-në tonë, deklaroi sot kandidatja kryesore e Partisë Popullore Evropiane (EPP) për zgjedhjet evropiane, Ursula von der Leyen.

”Por, ne nuk do t’i lejojmë”, theksoi ajo.

”Ndërkohë, po punoj shumë mirë me kryeministren Giorgia Meloni dhe me të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive”, shtoi Von der Leyen.

”Është detyra ime të mendoj për aleancat e ardhshme në BE”, tha ajo.

“Ne do të shohim se cilët do të jenë pro evropianët dhe kjo është e qartë. Ata janë anti Putin dhe pro shtetit të së drejtës”, deklaroi Von der Leyen./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›