E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Von der Leyen i ofron Ukrainës mbështetje emergjente energjetike

BRUKSEL, 3 nëntor /ATSH-ANSA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të cilën e etiketoi si të shkëlqyer.

”I dashur president, Ukraina nuk do ta përballojë këtë dimër vetëm. BE-ja qëndron në krah të saj, duke ofruar mbështetje emergjente për energjinë për të ndihmuar Ukrainën në muajt në vijim”, deklaroi Von der Leyen.

”Në të njëjtën kohë, ne po punojmë mbi opsionet për të siguruar që Ukraina të marrë ndihmën e nevojshme financiare të vazhdueshme. Nesër, ne do të miratojmë Paketën tonë të Zgjerimit, e cila do të vlerësojë angazhimin e jashtëzakonshëm të Ukrainës në udhëtimin e saj evropian”, shtoi ajo.

”Mesazhi i Komisionit është i qartë: Ukraina është gati të ecë përpara”, deklaroi Von der Leyen.

Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në X se pati një “bisedë të mirë me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen”.

“Nesër do të publikohet raporti vjetor mbi Paketën e Zgjerimit 2025. Diskutuam progresin e Ukrainës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe ka të gjitha arsyet për të pritur një rezultat pozitiv. Natyrisht, diskutuam edhe mbështetjen energjetike… Ne ramë dakord që ekipet tona do të fillojnë të punojnë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve tona këtë javë dhe koordinuam kontaktet tona të ardhshme dhe hapat e përbashkët”, theksoi ai./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›