FOKUS – ”Vortexa”: Më shumë naftë po kalon përmes Ngushticës së Hormuzit

Kjo shifër përfshin të gjitha produktet e naftës, përfshirë gazin e lëngshëm (LPG) dhe produktet e rafinuara, si benzina.
Krahasuar me periudhën para luftës, rreth 80% e naftës bruto dhe kondensateve po kalojnë aktualisht përmes ngushticës, tha “Vortexa”.
Sipas kompanisë, mesatarja javore ka qenë 11,2 milionë fuçi naftë bruto në ditë, një shifër që ishte raportuar më herët edhe nga “Wall Street Journal”.
Edhe analistja Amena Bakr nga kompania e të dhënave “Kpler” raportoi një rikuperim të eksporteve të naftës nga Gjiri.
Të dhënat e “Kpler” tregojnë se prodhuesit kryesorë të Lindjes së Mesme eksportuan 12,8 milionë fuçi në ditë në shtator, krahasuar me 18,8 milionë fuçi në ditë në shkurt.
Veprimet ushtarake dhe kërcënimet e Iranit kanë penguar në masë të madhe kalimin përmes ngushticës që nga fillimi i sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit në fund të shkurtit.
“Vortexa” ia atribuon pjesërisht rritjen e qartë të transportit të energjisë që nga fundi i korrikut zgjerimit të të ashtuquajturës “flotë shuttle”.
Analistë dhe media amerikane kanë raportuar se cisternat e mbrojtura nga Marina amerikane po lëvizin përpara-mbrapa përmes ngushticës, duke transportuar naftë nga terminalet e ngarkimit në Gjirin drejt cisternave që presin jashtë ngushticës.
Sipas “Vortexa, në rritjen e eksporteve po kontribuon gjithashtu rritja e dërgesave të naftës nga Arabia Saudite./ /Ad.Ab./ a.jor.