E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – WP: SHBA i ka dhënë Izraelit 6,5 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë që nga 7 tetori

UASHINGTON, 28 qershor /ATSH-AA/ – Që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, SHBA-ja i ka dhënë Izraelit ndihmë sigurie me vlerë rreth 6,5 miliardë dollarë, e cila ka shkaktuar vrasjen e rreth 40 mijë palestinezëve në Rripin e Gazës.

Lajmi i publikuar nga “The Washington Post”, bazuar në një zyrtar amerikan të paidentifikuar, zbulon se SHBA-ja i ka dhënë mbështetje intensive Izraelit për sulmet në Gaza.

Sasia e ndihmës në fjalë u zbulua këtë javë kur delegacioni izraelit i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant u takua me homologët e tyre amerikanë si pjesë e takimeve të tyre në Uashington.

Vetëm gjysma e ndihmës së sigurisë prej 6.5 miliardë dollarësh të ofruara nga SHBA-ja për Izraelin që nga 7 tetori, u transferua në maj, kur tensionet me Hezbollahun në kufirin libanez u intensifikuan me pritshmëritë për t’u kthyer në luftë.

Delegacioni izraelit i kryesuar nga Gallant që zhvilloi bisedime në Uashington dhe homologët e tyre amerikanë, krahas negociatave në vazhdim për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza, diskutuan për skenarët e mundshëm për “të nesërmen” pasi Izraeli të përfundojnë sulmet në Gaza.

Ministri izraelit Gallant e përshkroi ristrukturimin e administratës së Gazës pas Hamasit si “një proces të gjatë dhe kompleks”. Ai ka vënë në dukje domosdoshmërinë e përfshirjes së komunitetit ndërkombëtar në administrimin e Gazës.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani janë vrarë 37 718 palestinezë, përfshirë të paktën 15 694 fëmijë dhe 10 279 gra ndërsa janë plagosur 86 377 persona të tjerë./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›