FOKUS – Zelensky – Trumpit: Nëse ndalove luftën në LM, luftërat e tjera me siguri mund të ndalen

KIEV, 11 tetor /ATSH-ANSA/ – Sapo fola me presidentin Trump. Ishte një bisedë e mirë, shumë produktive. E përgëzova për suksesin dhe marrëveshjen në Lindjen e Mesme që ai arriti në të vërtetë, dhe është një rezultat shumë i mirë , shkroi presidentit ukrainas Voldymyr Zelensky në Telegram.
‘’ I thashë presidentit Trump se në se ndaluam luftën në këtë rajon, luftërat e tjera me siguri mund të ndalen, përfshirë këtë luftë ruse’’, shkroi Zelensky në Telegram.
“E informova Trumpin për sulmet ruse ndaj energjisë sonë. Jam mirënjohës për gatishmërinë e tij për të na mbështetur. Diskutuam mundësitë e forcimit të mbrojtjes sonë ajrore dhe marrëveshjet që lidhen me të. Ka mundësi të mira’’, pë rfundoi Zelensky. /os/