E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Zelensky viziton Kroacinë për samitin me shtetet e Evropës Juglindore

ZAGREB, 9 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti në Kroaci për të marrë pjesë në një samit me një duzinë shtetesh të Evropës Juglindore.

“Me kryeministrin Andrej Plenkoviç, ne do të diskutojmë bashkëpunimin e mëtejshëm të mbrojtjes, rehabilitimin e luftëtarëve tanë të plagosur në vijën e frontit, si dhe shërimin e Ukrainës”, shkroi Zelensky në platformën e mediave sociale X.

Ai tha se pjesëmarrësit në samitin Ukrainë+12 do të diskutojnë gjithashtu zbatimin e planit të paqes të Ukrainës dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe aleancën ushtarake të NATO-s.

Zelensky fillimisht pritej në Gjermani këtë të shtunë, ku Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës – një iniciativë e udhëhequr nga SHBA që së shpejti do të absorbohet në NATO do të takohej në bazën ajrore amerikane në Ramstein me ftesë të presidentit Joe Biden.

Megjithatë, takimi u shty të mërkurën pasi Biden anuloi pjesëmarrjen e tij për shkak të uraganit Milton.

Ukraina po mbrohet kundër pushtimit të plotë të Rusisë prej më shumë se dy vjet e gjysmë./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›