E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Zvicra, vendi më i shtrenjtë në Evropë për mallrat e konsumit dhe shërbimet

Zvicra është regjistruar si vendi me indeksin më të lartë të çmimeve për mallrat e konsumit dhe shërbimet në Evropë.

Instituti i Statistikave të Turqisë   shpalli rezultatet e “Paritetit të Fuqisë Blerëse dhe Shpenzimeve të Konsumit Final të Familjeve” për vitin 2023.

Sipas statistikave, indeksi i nivelit të çmimeve tregon fuqinë blerëse krahasuese të monedhave kombëtare të vendeve sipas kursit të këmbimit. Nëse indeksi i nivelit të çmimeve të një vendi është më i madh se 100, ai konsiderohet “i shtrenjtë” në krahasim me mesataren e grupit të vendeve me të cilat krahasohet, dhe nëse është më pak se 100, konsiderohet “i lirë”.

Sipas rezultateve të Türkiyes për vitin 2023, indeksi i nivelit të çmimeve për mallrat e konsumit dhe shërbimet ishte 42. Kjo vlerë tregoi se e njëjta shportë mallrash dhe shërbimesh të blera për 100 euro në 27 vendet e Bashkimit Evropian (BE), në Türkiye mund të blihej me lira turke për 42 euro.

Krahasimet janë bërë midis 27 vendeve anëtare të BE-së, 3 vendeve të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) (Zvicra, Islanda dhe Norvegjia), 5 vende kandidate (Türkiye, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria) dhe 1 vend kandidat potencial (Bosnjë dhe Hercegovina).

Krahasuar sipas vendeve, midis 36 vendeve, vendi me indeksin më të lartë të çmimeve për mallrat e konsumit dhe shërbimet ishte Zvicra me 174, dhe vendi më i ulët ishte Türkiye me 42.

Kur indeksi i nivelit të çmimeve për grupin e mallrave dhe shërbimeve të konsumit të Türkiyes u ekzaminua sipas nëngrupeve, indeksi i mjeteve personale të transportit ishte 143 dhe u pa se niveli i çmimeve të këtij grupi ishte mbi mesataren e vendeve të BE-së.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›