E Diel, 1 Nëntor 2026

FORBES: Ballkani dhe Baltiku në krah të SHBA-Izraelit në ofensivën kundër Iranit

NJU JORK, 18 mars /ATSH/ – Tre vende të Ballkanit dhe dy shtete baltike së bashku me Republikën Çeke, janë gjashtë nga 32 anëtarët e NATO-s që kanë shprehur publikisht mbështetje për sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit, shkruan Forbes.

Kjo ndodh ndërsa presidenti Donald Trump po përballet me rezistencë të gjerë nga aleanca për kërkesën e tij për ndihmë në operacionin ushtarak.

Trump pranoi këtë javë se “shumica” e vendeve të NATO-s kanë deklaruar se nuk do të përfshihen në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit.

Deri tani, vetëm këto vende kanë mbështetur publikisht sulmet: Republika Çeke, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lituania dhe Letonia.

Vende të tjera si Danimarka, Finlanda dhe Luksemburgu kanë mbajtur qëndrim neutral, ndërsa kanë kritikuar regjimin iranian.

Disa vende si Italia dhe Spanja janë kundër hapur.

Vendet që kanë shprehur mbështetje:

Shqipëria – Kryeministri Edi Rama: “Ne mbështesim Shtetet e Bashkuara në mbështetjen ushtarake të Izraelit nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump”, duke dënuar edhe “agresionet kibernetike” të Iranit ndaj Shqipërisë.

Kosova – Presidentja Vjosa Osmani:“Ka ardhur ora e lirisë për popullin e Iranit” duke shtuar se “Kosova do të vazhdojë të mbështesë veprimet e SHBA dhe aleatëve”.

Maqedonia e Veriut – Ministri i Jashtëm Timčo Mucunski: “Qëndrojmë me aleatët tanë amerikanë përballë kërcënimeve destabilizuese në Lindjen e Mesme”.

Lituania – Këshilltari i presidentit Gitanas Nausėda: “SHBA dhe Izraeli vepruan drejt”, duke e quajtur situatën “të pashmangshme”.

Letonia – Presidenti Edgars Rinkēvičs: “Operacioni është “i kuptueshëm”, megjithëse ai thekson se diplomacia duhet të mbetet prioritet”.

Republika Çeke – Kryeministri Andrej Babiš:“Programi bërthamor i pakontrolluar i Iranit është një rrezik për Evropën”, duke shtuar se vendi qëndron në krah të aleatëve.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›