E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOTO / Beleri lë ambientet e burgut të Fierit për t’u betuar në Strasburg: Jam i lumtur! Të tjerat do t’i them në Athinë

Ashtu siç dhe ishte parashikuar në lejen e dhënë nga Drejtoria e Burgjeve, në orën 06.30 të mëngjesit të kësaj të hëne Alfred Beleri ka lënë qelinë në burgun e Fierit për t’u nisur drej Athinës e më pas drejt Parlamentit Europian ku do të bëjë betimin si eurodeputet.

Ai është pritur nga një mjet me targa diplomatike greke, dhe nga familjarë e mbështetës të tij. Për median greke ka pohuar se “jam i lumtur dhe ju falënderoj për mbështetjen që më keni dhënë për kaq muaj, të tjerat do i them në Athinë”.

Një ditë më parë, drejtoria e Burgjeve i dha leje pesë ditore për të udhëtuar drejt Strasburgut për t’u betuar si eurodeputet i zgjedhur nga radhët e partisë Demokracia e Re në Greqi. Beleri kishte disa ditë që kishte kërkuar leje për të dalë nga qelia, por vetëm këtë të diel komisioni në Drejtorinë e Burgjeve është bindur për të miratuar kërkesën e tij.

Beleri ndodhet në qeli prej majit të vitit të shkuar, kur u arrestua për blerje votash. Tashmë ish-kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë humbi mandatin pas vendimit të KQZ dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që e dënoi me 2 vite heqje lirie. Nga qelia Beleri arriti që të merrte dhe mandatin si eurodeputet.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›