E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOTO / Gomari shkakton aksident në aksin Lushnje-Fier, përfshihen 4 automjete

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë. Në aksident janë përfshirë 4 automjete që lëviznin me drejtim Lushnje-Fier. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak për këtë aksident është bërë një gomar.

Gomari shkakton aksident në aksin Lushnje-Fier, përfshihen 4 automjete

Foto nga vendi i aksidenti në aksin Lushnje-Fier

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet si dhe një automjet zjarrfikës që po punon për të pastruar rrugën nga mbetjet e aksidentit

Nuk raportohet për persona të plagosur. Nga përplasja ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›