E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOTO / Ndriçuesit në rrugët dytësore të Unazës së Madhe zëvendësohen me dritat LED

Ndriçuesit në rrugët dytësore të Unazës së Madhe po zëvendësohen me dritat LED.

Lajmin e mirë e jep kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në rrjete sociale nënvizon se ndriçimi i ri do të ndihmojë në cilësinë e shikueshmërinë.

“MIRËMËNGJES. Ndriçuesit në rrugët dytësore të Unazës së Madhe po zëvendësohen me dritat LED , të cilat ndihmojnë në cilësinë e shikueshmërisë dhe në kursimin e energjisë. Super”, shkruan Veliaj.

Dritat LED, përveçse kursejnë energji elektrike deri në 65 për qind, edhe rinovojnë sistemin ekzistues, kjo teknologji ka kosto të lirë në mirëmbajtje dhe rrit cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›