E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOTO / Plas grushti në Parlamentin grek, deputeti rreh rivalin e ekstremit të djathtë

Një episod i dhunshëm ka ndodhur në Kuvendin grek me protagonist ish-deputetin e Spartanëve dhe deputetin e Zgjidhjes Helene, Vassilis Grammenos.

Informacionet thonë se Floros ka goditur me grusht deputetin e Zgjidhjes Helene në seancën plenare të Kuvendit.

Grammenos u dërgua në klinikën e Kuvendit për t’i dhënë ndihmën e parë.

Të njëjtat informacione thonë se Konstantinos Floros dyshohet se është përpjekur të justifikojë veprimin e tij të pamenduar, duke thënë se Grammenos e ka sharë vulgarisht dhe e ka kërcënuar se do ta fuste në burg me pranga në duar.

/a.r

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›