E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOTO / Tapeti i kuq i Oscars 2025, numrat ‘e çmendur’ pas veshjeve luksoze

Për të nominuarit e çmimeve Oscar dhe ndjekësit e tij, tapeti i kuq është shpeshherë më interesant se vetë ceremonia.

Yjet parakalojnë në tapetin e kuq me veshje nga stilistët më të njohur dhe fotografohen në kujtesën e kohës duke shënuar një ngjarje të rëndësishme në historinë e modës. Xixat, shkëlqimi dhe ngjyrat  metalike dominuan Dolby Theatre në Los Angeles duke nxjerrë në pah punën e artizanëve më të mirë.

Numrat flasin vetë: Selena  Gomez shkëlqeu me 16.000 toptha kristali, një veshje e frymëzuar nga Sophia Loren. Fustani i Lupita Nyong’o kishte 22.000 elementë qëndistarie, madje edhe rripa të krijuar nga perlat. Ariana Grande zgjodhi koleksionin “haute couture” të Schiaparelli me 190.000 mijë temina kristali, gurë dhe rruaza që i dhanë shkëlqim tylit të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›