E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Aksident i frikshëm në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”, urbani i Linzës përplaset me një fuoristradë dhe bëhen copash! Raportohet se…

Një aksident rrugor është regjistruar në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” në Tiranë, ku një urban i linjës së autobusëve është përplasur me një automjet fuoristradë.

Si pasojë e përplasjes, të dyja mjetet kanë pësuar dëmtime materiale. Urbani duket të ketë pësuar dëmtime të mëdha.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të përplasjes, ndërsa pritet që autoritetet të përcaktojnë shkaqet dhe përgjegjësit e aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›