E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Aksident në aksin Fier-Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, shoferi shpëton pa dëmtime

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur Mbrostar Ura, pasditen e sotme (25 shtator).

Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›