E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOTO/ Aksident pranë Kasharit, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur në afërsi të Kasharit. Mësohet se si pasojë e aksident dy persona kanë mbetur të lënduar.

Shtetasit e lënduar janë transportuar në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet zjarrfikëse si dhe ambulanca. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›