E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Autoambulanca përplaset me automjetin në Maliq, një i lënduar

Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, në Maliq.

Në aksident janë përfshirë një autoambulancë dhe një tjetër automjet. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një person, i cili udhëtonte në mjetin e vogël.

Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›