FOTO/ Finalistja e “Ferma VIP” feston sot ditëlindjen, sa vjeç bën blogerja e njohur

Blogerja dhe njëkohësisht ish-fermerja, Ditea Berisha, e cila arriti të fitonte jo pak zemrat e publikut duke prekur kështu dhe finalen e emisionit “Ferma VIP” feston sot ditëlindjen.
Ditea mbush 30-vjeç, dhe këtë na i ka zbuluar vetë blogerja me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktive.
Ajo ka hedhur në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një video teksa fryn qirinjtë e 30-vjetorit.

Një vëmendje shumë të madhe tërhoqi edhe urimi që i ka bërë motra e saj, blogerja Sarah Berisha.
“Ta gëzosh prefiksin e ri”, shkruan ajo, bashkëngjitur edhe një emoji.

Edhe pse Ditea gjatë eksperiencës në “Ferma VIP” kishte një marrëdhënie mjaftë të mirë me gjithë fermerët, vetëm dy prej tyre kanë zgjedhur të urojnë publikisht blogeren. Bëhet fjalë për Niko Komanin dhe Gloria Meshin.
“Ditushka u bëfsh edhe 100 vjeç! Të dua”, shkruan Gloria.

Ndërkohë Niko Komani ka postuar një video nga eksperienca në fermë shoqëruar me urimin: Të dua shumë shumë shumë! Qoftë jeta jote e mbushur vetëm buzëqeshje!

/vizionplus.tv