E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Ishte armatosur rëndë, identifikohet autori i sulmit në eventin ku ndodhej presidenti Trump

Presidenti Donald Trump ka publikuar në rrjetet sociale një foto të autorit të dyshuar pas të shtënave dhe pamje nga kamerat e sigurisë që duket se tregojnë fillimin e tyre.

Ai u shpreh se i shpërndau ato në interes të transparencës. Trump tha se i dyshuari, i cili është marrë arrestuar, ishte “një person shumë i sëmurë”.

“Ne nuk duam që të ndodhin të tilla gjëra”, tha ai.

Jeffrey Carroll, shefi i policisë së DC, tha se hetuesit besojnë që i dyshuari Cole Tomas Allen ka qëlluar dhe ishte i armatosur me një armë gjahu, një pistoletë dhe disa thika. Ai gjithashtu tha se i dyshuari 31-vjeçar nga Kalifornia besohet të ketë qenë klient në hotelin ku po mbahej eventi. Motivi i sulmit ende nuk është bërë i ditur, sipas zyrtarëve.

Jeanine Pirro, prokurore federale për Distriktin e Kolumbisë, tha se i pandehuri përballet me dy akuza për armë zjarri dhe sulm dhe do të dalë para gjykatës të hënën. Pritet që të ngrihen edhe akuza të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›