E Martë, 3 Nëntor 2026

FOTO/ Kjo është dalja e parë publike e Kate Middleton pas 6 muajsh

Kate Middleton ka dalë për herë të parë në publik që prej marsit të këtij viti, kur foli hapur për diagnozën e kancerit.

Princesha e Uellsit u pa duke mbërritur në Pallatin Mbretëror Buckingham me rastin e ditëlindjes së mbretit Charles. E veshur me një fustan të bardhë dhe kapelë me fjongo të madhe, Kate u pa në makinë bashkë me princin dhe fëmijët e tyre.

Ditë më parë Kate bëri një përditësim për gjendjen e saj shëndetësore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›