E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden 10 celularë dhe lëndë narkotike

Në burgun e Fierit janë ushtruar kontrolle ku janë gjetur sende të paligjshme në qelitë e të burgosurve.

Gjatë kontrollit janë gjetur:

  • 10 telefona celularë
  • 10 karikues telefonash
  • disa bidona të dyshuar me përmbajtje alkoolike
  • si dhe lëndë e dyshuar narkotike e konstatuar në dy vende të ndryshme

Paralelisht, gjatë një kontrolli të brendshëm të kryer nga strukturat e IEVP Fier, njërit prej të dënuarve Aldo Murati iu konstatuan pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e poshtme të një bluzeje gjatë kontrollit me skaner.

Pas konstatimit, janë njoftuar drejtuesit e institucionit dhe përfaqësuesit e Agjencisë, ndërsa i dënuari është shoqëruar në izolim për vijimin e veprimeve procedurale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›