E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTO/ Krishtlindje të bardha në Qaf Murrizë! Dëbora tërheq me dhjetra vizitorë

Zona e Qaf Murrizit në kufirin ndarës mes Klosit dhe Tiranës është kthyer në pritës të qytetarëve që duan të shijojnë praninë e dëborës.

Ndonëse gjatë reshjeve të së hënës mbrëma dhjetra automjete e qindra qytetar mbetën të bllokuar, me ndalimin e reshjeve, bora ka tërhequr me dhjetra vizitorë.

Për të shijuar peizazhin fantastik të krijuar nga bardhësia e borës dhjetra qytetar kanë mbërritur aty kryesisht nga Tirana për të përqafuar ndjesinë e pranisë së borës. Fëmijë, të rinj e madje edhe të moshuar kanë mbërritur në Qaf Murrize për të kaluar kohë në prani të borës.

Por zona nuk ka pritur vetëm ata që duan të shijojnë praninë e borës, por edhe të apasionuarit pas makinave off road të cilët kanë testuar veten në këtë zonë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›