E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOTO/ Ky është 32-vjeçari që ndërroi jetë pas shoqërimit nga Policia

Ky është  32-vjeçari, Lear Kurti që ndërroi jetë pas shoqërimit nga Policia e Komisariatit nr.3.

Kurti ndërroi jetë gjatë mesnatës pas ndjekjes dhe shoqërimit nga Policia.

Fillimisht Agjensia e Mbikqyrjes Policore njoftoi se i riu ndërroi jetë në spital por punonjësit e spitalit të Traumës  thanë për Vizion Plus se 32-vjeçari kishte mbërritur në urgjencë pa shenja jete.

Burime për Vizion Plus thanë se i riu ishte përdorues I lëndëve narkotike dhe vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›