E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Ky është i moshuari që vrau gruan në sy të nipërve të mitur dhe dhëndrit

Personi që shihni në foto është 68 vjeçari Hysni Patushi, i cili mëngjesin e kësaj të shtune, dyshohet në gjendje të dehur, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, 58 vjeçaren Lumturie Patushi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e vajzës së çiftit, ku gruaja kishte shkuar për të mbajtur dhe kujdesur për nipërit.

Goditjet në pjesën e kraharorit, në sy të nipërve të mitur dhe dhënrit kanë qenë fatale për gruan, e cila humbi jetën në spital.

Pas ngjarjes burri u largua nga banesa. Arratia e tij zgjati pak orë, pasi rreth mesditës u vu në pranga nga policia në zonën e Kamzës.

Efektivët gjetën edhe thikën, të cilën burri e kishte hedhur në afërsi të banesës ku ndodhi ngjarja.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›