E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM: Berishës i duhet kjo fotografi!

Kryeministri Sali Berisha është bashkuar me ish- kryeministrin Aleksandër Meksi. Kështu raportojnë shumë media duke iu referuar thjesht promovimit të një albumi fotografik, kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë. Albumi është përgatitur nga ish- kreu i qeverisë demokrate, Meksi.

Meksi e Berisha kanë shtrënguar duart. Meksi ka mbajtur një fjalim të shkurtër, kurse Berisha si zakonisht e vlerësoi lart këtë album, por edhe historinë e kombit shqiptar.

Në ceremoni kanë qenë edhe kryebashkiaku Lulzim Basha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministrat Genc Ruli, Aldo Bumçi e Genc Pollo, ambasadorët Arvizu dhe Volfarth.

Shtrëngimi i duarve vjen në një moment kur Berisha u detyrua të sulmojë shtresën e ish- të përndjekurve, që e kanë përkrahur vazhdimisht. Po ashtu, brenda së djathtës kanë lindur parti të reja, që pretendojnë se Berisha nuk përfaqëson të djathtën, por është vazhdim i regjimit komunist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›