FOTO LAJM/ Jahti i Inva Mulës hedh spirancën mbi një predhë të paplasur
Sopranoja e famshme shqiptare, Inva Mula dhe bashkëshorti i saj, Hetem Ramadani, i kanë shpëtuar paq një aksidenti fatal, ndërsa jahti i tyre në Ksamil ka hedhur spirancën mbi një predhë, që gjendej në fund të detit, 50 metra larg bregut.
Jahti privat i Inva Mulës kishte hedhur spirancën mbi predhë dhe kjo u zbulua rastësisht nga zhytësit amerikanë, të cilët shkuan dhe e verifikuan.
Ajo ishte një predhë e paplasur gati 1 metër, e cila mund të ketë rrezik për njerëzit që lahen përqark apo për anijet që mund të ankorohen aty pranë.
Zhytësit amerikanë, që operojnë gjatë verës në bregdetin e Jonit, kanë zbuluar disa mina detare gjatë kërkimeve nënujore, por kapacitetet e ushtrisë shqiptare janë shumë të vogla për të bërë një operacion pastrimi përgjatë gjithë bregut shqiptar.

