E Martë, 3 Nëntor 2026

FOTO LAJM/ Me kokën ulur, dalin para gjykatës tre fëmijët që vranë babanë

Ditën e sotme kanë dalë para gjykatës tre fëmijët e familjes Meta, të cilët vranë babanë e tyre pak ditë më parë.

Hygerta Meta, Hysen Meta dhe Amarildo Meta janë parë me kokën e ulur në sallën e gjyqit, ku asnjë i afërm i tyre në është i pranishëm.

Kujtojmë që fillimisht ishte vajza e familjes ajo që mori përsipër krimin, duke thënë se e vrau të atin pasi ai donte ta fejonte pa dëshirën e saj. Nga hetimet e policisë u zbulua se ishte djali i madh, Hyseni, ai i cili e kishte kryer vrasjen dhe u ndihmua nga vëllai dhe motra për të fshehur trupin e babait. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›