E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM/ Një monument kulture i përdhosur nga dy kandidatë intelektualë të PD-së

Kjo që shihni është një xhami shumëshekullore, një monument kulture i kategorisë së parë.

Ndodhet në Berat, në qytetin e vlerave dhe të trashëgimisë kulturore.

Por Xhamia e Beqarëve nuk ka mbetur jashtë garës elektorale.

Mbi muret e saj janë shkruar emrat e dy kandidatëve demokratë në Berat, Lefter Maliqi dhe Astrit Veliaj.

Kjo ngjarje është denoncuar nga kandidati i PS në Berat, Artan Lame.

Mbi disa ndërtesa të Mangalemit dhe mbi Xhaminë shekullore të Beqarëve është shkruar me germa të mëdha ngjyrë blu: Fitore Astrit Velia dhe Lefter Maliqi 100 %. Këta njerëz nuk kanë as kulturë qytetare dhe as kulturë demokratike. Nuk kanë kulturë qytetare sepse dëmtojnë trashëgiminë e vyer popullore të këtij qyteti dhe as demokratike sepse 100 % fitohet vetëm në diktaturë, thotë Lame.

Xhamia e Beqarëve është ndërtuar në fillim te shek. XIX. Mbijetoi 2 shekuj, 2 luftëra botërore dhe nja 5 revolucione, për t’u përdhosur nga Lefteri dhe Astriti. Që po ju premtojnë të bëjnë Beratin. Për të qeshur a për të qarë?!, shton Lame./ep

parrulla te xhamia berat

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›