FOTO LAJM: Një pishtar njerëzor
Mediat e huaja vazhdojnë të raportojnë për ngjarjen e rëndë të vetëflijimit të një tjetër grevisti. Lirak Bejko u vetëdogj dje, ndërkohë që është në gjendje të rëndë. Tabloidi britanik, Daily Mail, sjell fotot e rënda dhe e quan Lirakun një pishtar njerëzor.
Ndërkohë, nuk mund të anashkalohen komentet e lexuesve, që në përgjithësi përmbajnë fyerje ndaj shqiptarëve dhe frikë nga pranimi ynë në BE. Një prej tyre shkruan se Bejko do vijë për kurim në Britani, e madje do marrë një shtëpi të mirë nga shërbimet sociale.


