E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM/ Një tjetër kunat po ndërton një pallat pa leje në Bulevard

pallati kunatit maljesKy ndërtim është në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ngjitur me selinë e Presidentit të Republikës. E shikon çdo ditë kur hyn në zyrë Bujar Nishani. E shikon çdo ditë Sali Berisha. Me siguri e shikon dhe Lulëzim Basha, pasi andej i bie rruga të ikë në zyrë. Po ndërtohet një kat dhe ndoshta më shumë mbi katër katet ekzistuese të pallatit tek Klinika Qeveritare, ku kanë banuar ish- ministrat e dikurshëm të PD-së, Kopliku, Zhulali, Meksi, Arbori etj.

Banorët, që kanë dërguar një letër në redaksi dhe fotot, thonë se atë po e ndërton kunati i një ministri në kabinetin Berisha dhe njeri i afërt i Shkëlzen Berishës dhe Lulëzim Bashës. Banorët thonë në letrën e tyre se pallati nuk ka leje dhe ata nuk janë pyetur, kështu që i ka zënë frika e rrëzimit të pallatit.

Por Lulëzim Bashën thuhet se nuk e pyesin dot për këtë, se u ka borxhe nga fushata.

palati kunatit majlindes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›