FOTO LAJM/ Njeriu i Lul Bashës shton një kat pa leje tek pallati i INSIG
Do Zoti e mbaron fushata, që të mbarojnë edhe shtesat pa leje, që po mbijnë kudo si kërpudha. Kështu ankohej një banore, ndërkohë që Lulzim Basha nuk ka ndërmend që të ndalë kërdinë e ndërtimeve pa leje.
Fotot e mëposhtme tregojnë se si po bëhet një shtesë pa leje mbi pallatin e INSIG, në rrugën Irfan Tomini.
Banorët thonë se ai që po e bën këtë shtesë është një punonjës i Bashkisë, që i kërcënon ata duke u thënë se punon me Lul Bashën.
Policia Bashkiake ka shkuar aty, por është kthyer mbrapsht.
Një ditë më parë, Lulzim Basha shmangu komentet për këtë çështje të nxehtë, pasi u pyet nga mediat./ep




