FOTO LAJM/ “Plas” grushti në Parlamentin grek

Një incident i dhunshëm me grushte është regjistruar këtë të mërkurë në Parlamentin grek në Athinë. Deputeti i pavarur, Kostantinos Floros, është përleshur me deputetin e partisë “Greek Solution”, Vasilis Grammenos.
Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga Protothema.gr, deputeti Floros ka sulmuar me grushte kolegun e tij Grammenos, ndërsa deputetët e pranishëm në Kuvend kanë ndërhyrë për të ndërprerë sherrin e dhunshëm.
Sipas informacioneve, episodi i paprecedentë erdhi pasojë e një mosmarrëveshjeje që dy depuetët patën para se të “plaste” grushti.

Sot në seancën plenare të Kuvendit u diskutua kërkesa për heqjen e imunitetit të Kyriakos Velopulos pas një padie të babait të deputetit Floros për llogari anonime në platformën “X”që e ofendojnë atë. Kjo temë ndezi debate mes dy deputëteve.

Pas ngjarjes deputeti Grammenos është dërguar në klinikën e Kuvendit ku i është dhënë ndihma e parë mjekesore. /vizionplus.tv/