FOTO LAJM/ Çifti i shpresës në PD
Këta janë dy njerëzit, tek të cilët Berisha ka varur shpresat e fushatës elektorale. Është Flamuri me Gretën. Kanë kohë që nuk ndahen bashkë nga njëri- tjetri, në parti, në Ministri dhe pas pune. Luajnë bashkë lojë zgjedhjesh’ duke u stërvitur për 23 Qershorin. Paguhen të dy nga Ministria e Brendshme, por në fakt puna e tyre reale është njëra si çingije, tjetri si polic për zgjedhje. Shkojnë shumë me njëri- tjetrin, sidomos nga inteligjenca. Të dy dinë të numërojnë deri më 16.
