E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Met Gala 2025: Pamjet më të mira nga tapeti i kuq

Met Gala 2025 në New York u mbajt mbrëmjen e të hënës me një temë që nderon historinë, kulturën dhe stilin e modës së komunitetit afrikano-amerikan.

Eventi nuk është vetëm një sfilatë mode, por karakterizohet edhe nga natyra e tij bamirëse – dhe këtë vit mblodhi më shumë para se çdo vit tjetër në historinë pothuajse 80-vjeçare të institucionit. Njëkohësisht, është edhe hapja zyrtare për ekspozitat e reja të Institutit të Kostumeve, me ekspozitën e këtij viti të titulluar “Superfine: Tailoring Black Style” dhe që përqendrohet në historinë dhe kulturën e Dadaizmit të njerëzve me ngjyrë. Tema e mbrëmjes titullohej “E përshtatur për ty”, një direktivë qëllimisht e paqartë që shumica e të ftuarve e interpretuan me kostume të të gjitha llojeve: ngjyra pastel, vija të holla, kostume ose funde. Stili mori hov me aksesorë si kapelë, syze dhe bizhuteri.

Mes dhjetëra fytyrave që ecën në tapetin e kuq, spikati Rihanna, e cila zbuloi shtatzëninë e saj të tretë përmes kësaj paraqitjeje, si dhe Nicole Kidman, e cila u shfaq me flokët e prera shkurt . Kim Kardashian do të mbetet e paharrueshme edhe me krijimin që veshi , ashtu si edhe Zendaya dhe Anna Savage , të cilat u shfaqën me një kostum të bardhë pothuajse identik.

Më poshtë gjeni disa nga pamjet më të mira të mbrëmjes:

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›