E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Nga protesta te sulmi ndaj bizneseve, persona të maskuar godasin bankën e nivelit të dytë dhe i vënë zjarrin! Rrezikohen edhe godinat e tjera pranë

Vijojnë tensionet në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.

Gjatë tensioneve, disa prej protestuesve kanë sulmuar edhe një bankë të nivelit të dytë.

Më pas ata i vunë zjarrin, siç shihet edhe në foto. Flakët përfshinë gjithçka, teksa u rrezikuan edhe godinat pranë, si biznese, Ambasada e Vatikanit dhe një pallat i banuar.

Në pamje duken disa të rinj të maskuar me shall në fytyrë, të cilët tentojnë të thyejnë xhamat me sende të forta, ndërsa i vendosën flakën edhe ambienteve brenda bankës, me zjarrëfikëset që ndërhynë menjëherë.

Ndërkohë, policia vazhdon të shpërndajë tubuesit me ujë, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›