E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Padova, 15-vjeçarja shpëton familjen e saj nga hajduti dhe pengmarrësi shqiptar

Një shtetas shqiptar është arrestuar në flagrancë në Padova, gjatë një grabitjeje me dhunë në një banesë.
E. Sh., 31 vjeç, hyri në shtëpinë e një familjeje që jeton në katin e parë të një pallati në Padova. Familjarët u zgjuan dhe vrapuan për të parë se çfarë po ndodhte në kuzhinë. Shqiptari në moment kapi fëmijën 10-vjeçar të çiftit dhe i vuri në fyt thikën që mbante në dorë, shkruan “Corriere della Sera”
Por Sh. nuk e kishte vënë re që çifti kishte edhe një vajzë tjetër, 15 vjeç, e cila doli menjëherë nga shtëpia e telefonoi policinë.
Karabinierët e zonës shkuan menjëherë në vendngjarje, dhe autori i surprizuar nga policët, lëshoi për një moment fëmijën, dhe pikërisht në atë moment karabinierët e netraulizuan dhe arrestuan 31-vjeçarin.
Më pas djali 10 vjeç u dërgua në dhomën e urgjencës për shkak të frikës dhe tronditjes së madhe nga ngjarja. E gjitha familja është mirë, raportojnë mediat italiane.
Gatishmëria dhe gjakftohtësia e vajzës 15-vjeçare bëri që policia të mbërrinte menjëherë duke kapur në flagrancë hajdutin, dhe shpëtuar të gjithë familjen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›