FOTO REPORTAZH/ A është ky argëtim? Pamjet e tmerrshme në rrugët e Pamplonas
Këto janë momentet e tmerrshme të një argëtimi të pazakontë, që zhvillohet rregullisht çdo vit në rrugët e Pamplonas në Spanjë.
Është një festë e njohur në mbarë botën dhe quhet vrapimi me demat.
Por ajo që për disa njerëz është argëtim dhe adrenalinë, për disa të tjerë është tmerr.
Të paktën pesë vetë u plagosën gjatë këtij festivali, ndërsa kjo u cilësua si dita më e përgjakshme në festën e sivjetme.
Dy nga të plagosurit janë amerikanë./ep



















