FOTO REPORTAZH/ Ku janë ata që mbrojnë të drejtat e fëmijëve?
Prej më shumë se dy javësh, kryeministri Sali Berisha ka nisur një fushatë duke shkuar në disa shkolla, sa në Tiranë, Durrës, Lezhë e Fier. Respublica raporton se një fëmije i ka rënë të fikët duke pritur kryeministrin në këmbë në mes të diellit.
Nga fotot e mëposhtme, realizuar në shkollat ku ka shkuar Berisha, e kupton se ky njeri po bën fushatë dhe po abuzon me fëmijët.
Është e qartë se Berisha e ka nisur fushatën elektorale, duke përdorur pafajësinë e fëmijëve për sfond.
Ne nuk presim që për këtë skandal të flasin ata fytyrat me buzëqeshje të stampuar, që i rrinë pas kryeministrit në këto inaugurime, po ku janë ata të shoqërisë civile, që mbrojnë të drejtat e fëmijëve, që nuk flasin për këtë skandal?
Si mund të lejohet një kryeministër të lejohet të bëjë politikë përpara këtyre qenieve, duke sulmuar opozitën me klithma?
Mbroni vogëlushët tanë!]












