E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOTO/ Rama: Vijon diskutimi i hapur për pensionet në rrugën drejt “Shqipërisë 2030″

SHQIPËRI– Kryeministri i vendit, Edi Rama, thotë se qeveria dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste vijon diskutimin me pensionistët.

Këto takime shton Rama synojnë  gjetjen e mënyrës për rritjen e tyre, me qëllim që t’i përgjigjen vizionit dhe sfidës  “Shqipëria 2030”.

Ai thotë se kjo kategori e shoqërisë do të përfshihet në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit.


“Vijon Diskutimi i Hapur për pensionet në rrugën drejt “Shqipërisë 2030” me angazhimin e qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët fakte e pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›