FOTO/ Salianji i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë, takohet me mbështetësit

Ish-deputeti Ervin Salianji i është bashkuar protestës kombëtare thirrur nga Sali Berisha përpara kryeministrisë
Salianji është shfaqur në protestë së bashku me disa nga mbështetësit në rrugëtimin e tij për një ndryshim në PD.
Ndërkohë ai ka takuar dhe disa prej protestuesve demokratë në shesh.



Prej disa muajsh, Ervin Salianji ka nisur një tur takimesh me strukturat e PD, për riorganizimin e partisë më të madhe opozitare.
/vizionplus.tv