E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Tensione para Ministrisë së Brendshme, protestuesit hedhin letra higjienike në drejtim të Policisë, shkulet dhe gardhi! Një i shoqëruar

Ka përshkallëzuar dhe janë rritur tensionet në sheshin para Parlamentit dhe në akset përreth në Tiranë gjatë protestës sot (17 shtator).

Protestuesit “shkulën” gardhin metalik te Ministria e Brendshme dhe tentojnë të “çajnë” kordonin e policisë.

Ndërsa po vijojnë tensionet para Ministrisë së Brendshme.

Një grup protestuesit kanë hedhur letra higjienike në drejtim të policisë.

Pasi u përplas me një efektiv, një prej protestuesve ka tentuar që të çajë kordonin e policisë, dhe më pas është ndaluar.

Ai është arrestuar nga policia, veprim që është kundërshtuar nga protestuesit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›