E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOTO/ Trafikuan armë me vlerë 10 mijë euro, kush janë dy të arrestuarit nga Kosova

Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi janë dy shtetasit nga Kosova të arrestuar gjatë operacionit të koduar “Suspendet”.

Sipas policisë 23-vjeçari Altin Pajaziti dhe 53-vjeçari Kadri Prushi, kanë trafikuar pistoleta, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro.

Nga policia janë sekuestruar edhe armët. Ndërsa hetimet vijojnë në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›