FOTO/ U arrestua në Kolumbi për trafik armësh, ky është 33-vjeçari që do ekstradohet në Shqipëri

Personi që shihni në foto është Almir Gjidiaj, 33-vjeçari shqiptar i cili u arrestua në Kolumbi për trafik armësh.
Ai ishte akomoduar në një hotel të njohur në ishujt Rosario. Kur policia ka ndërhyrë për ta arrestuar ai ka tentuar që të arratiset, por është kapur në oborrin e hotelit.
Gjidiaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një organizatë kriminale për trafikim të armëve.
Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kolumbiane, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 33-vjeçarit në Shqipëri./abcnews.al
